Basha tregon në “Abc News” nëse do të dalin sërish në protesta

schedule09:08 - 22 Prill, 2020

schedule 09:08 - 22 Prill, 2020

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një intervistë në “Abc-ja e Mëngjesit” ka folur ndër të tjera edhe për marrëdhënien e opozitës me maxhorancën në këtë kohë krize. Basha theksoi se qeveria po e sulmon në mënyrë që të devijojë vëmendjen nga pyetjet shqetësuese që  po ngre dita ditës për menaxhimin e situatës dhe PPP-të.

Ndërsa, sa i përket “fjalëve” për një protestë të mundshme nga opozita, kreu i PD-së u shpreh se opozita nuk është ajo që i nis protestat por është ajo i mbështet dhe i përkrah.

Lexo edhe: Si i përgjigjet Basha komentit të socialistëve se janë me fat që e kanë atë kryetar opozite

Basha shtoi gjithashtu se opozita është gati që të marrë përgjegjësinë e dërgimit të vendit drejt normalitetit.

Sa i përket situatës aktuale, ai u shpreh: Gjykoj se ka një numër të madh njerëzish që është e tejngopur me situatën. Opozita ka një rol kyç për t’u treguar se ka një rruge tjetër. Nuk do e zgjidhim çdo problem brenda ditës. Por, me planin tonë, vizionin tonë për një Shqipëri tjetër ne jemi gati që të marrin përgjegjësinë për ta çuar vendin drejt normalitetit.”

Lulzim Basha u shpreh gjithashtu se është një bekim për Shqipërinë që ndodhet në zemër të Evropës duke shtuar se ” Evropa dhe SHBA-të na kanë ndihmuar edhe në ato fusha ku qeveria ishte mizerabël si testet.”

Ndërsa sa i përket mundësisë së një proteste të mundshme, kreu i opozitës nuk dha një përgjigje të qartë, por shtoi se opozita i mbështet protestat, dhe nuk është ajo që i “detyron” njerëzit të dalin të protestojnë.

Lexo edhe: Kruja “këmbanë alarmi”, Basha: Fasoneritë nuk po ndihmohen, por po gjobiten

Në qoftë se unë sot bëj lajmin dhe them se opozita së shpejti thërret protesta ju do ma përgënjeshtroni?

Lulzim Basha: Unë do të shpall vetë agjendën e protestave bashkë me aleatët atëherë kur do ta shpallim këtë agjendë. Por, asnjëherë nuk përgënjeshtrojmë dhe nuk komentojmë shkrime që dalin në mënyrë të herë pas hershme nga gazetarë apo nga gazeta….Por unë do t’ju thoja, në qoftë se edhe ju, ashtu si edhe unë,  mendoni se qytetarët duhet të nisin reagimin kundër kësaj padrejtësie, t’i bëni thirrje qytetarëve. Qytetarët duhet të protestojnë për të drejtat e tyre, për bukën e gojës, për liritë e tyre. Ndërsa opozita ka për detyrë edhe t’i mbështesë këto protesta, edhe t’i drejtojë këto protesta. Natyralisht edhe të japë alternativën e dhe rrugën e zgjidhjes sepse në fund të fundit, ju e dini fare mirë që protesta nuk është qëllim në vetvete por është një mjet për të arritur qëllimin. Dhe, qëllimi këtu duhet të jetë që të kemi një Shqipëri normale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!