Politika e Malit të Zi pritet të ketë tension gjatë muajit gusht, pasi pritet të nënshkruhet marrëveshja me kishën serbe.
Për të folur mbi këtë temë në një lidhje me “Skype” me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ishte kreu i partisë Lidhja Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj.
I pyetur nga gazetarja Karadaku se a rrezikon të bjerë qeveria e Abazoviç në gusht, Camaj tha se ajo mund të shkojë përtej gushtit pasi asnjë nga partitë politike nuk e ka me nxitim për të shkuar në zgjedhje.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: A do të bjerë qeveria e Malit të Zi në gusht?
Camaj: Besoj se do ta kalojë dhe gushtin, pasi këtu nuk i dihet kurrë. Partitë politike bëjnë kalkulimet e veta nuk nguten për të shkruar në zgjedhje. Nënshkrimi i marrëveshjes me Kishën serbe mund t’i kushtojë qeverinë zotit Abazoviç. Dritan Abazoviç është kokëfortë dhe nënshkrimi do të ndodhë.
Karadaku: A ekziston mundësia që partitë pros-erbe të mbështesin një qeveri Abazoviç?
Camaj: Nuk është e lehtë të parashikohet situata në raport me atë që e hetojnë që është në inte4res të votuesit. Partitë pro-serbe kanë treguar se janë të gatshëm për t[‘i dhënë mbështetje një qeverie që është pakicë. Të gjitha faktorët tregojnë se nëse do të ketë turbulencë politike do të duhet qeveria teknike për përgatitjen e zgjedhjeve.