A do të bashkëpunojë me Berishën? Përgjigjet Duma: Basha duhet që të dorëhiqet

schedule11:51 - 10 Mars, 2022

schedule 11:51 - 10 Mars, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e cila një ditë më parë u dorëhoq nga funksionet e saj në PD në një deklaratë për mediat është shprehur se të gjithë duhet të jenë në rrugën për një PD sa më të fortë.

Duma ndër të tjera është përgjigjur edhe nëse do të bashkëpunonte me ish liderin e PD-së Berisha pas ftesës që ai ka bërë një ditë më parë për të gjithë deputetët që tashmë nuk janë dakord që Basha të rrijë në krye të partisë.

Ajo është shprehur se PD-ja duhet që të ecë përpara dhe jo të shkojë pas.

“Basha duhet të dorëhiqet, duhet të bëjë një hap pas. Si çdo gjë në jetë ka etapa dhe zhvillime, situata tashmë është në maksimum, PD s’mund të mbahet kështu. Ne kemi menduar si grupim i Durrësit, se është jetike që të qartësojmë vendimin e PD-së. Porti i Durrësit do të thotë 81 hektarë që janë marrë dhe iu janë dhënë disa oligarkëve, e duke mos ditur se ç’po ndodh aty, në portin më të madh, duhet padiskutim që opozita ti bëjë transparente.

Unë kam thënë se PD-ja duhet të ecë përpara dhe jo të shkojë pas. Unë nuk e kuptova kur Basha ishte dështim por kushdo tjetër që ka pak logjike e kupton se duhet reflektim. Unë kam thënë se PD-ja është një”, ka thënë ajo.

Ndërkohë pyetjes nëse do të kandidojë për kreun e PD-së, Duma i është përgjigjur se nuk ka asnjë mendje tani për këtë , por dëshiron që të rikthehet debati politik real.

“Përsa kohë unë vet nuk kam përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, e vetmja arsye që të çon ta mbash kur shumica e grupit parlamentar ka kërkuar një zgjidhje të përbashkët, sërish vazhdon e mban kreun e partisë meqë nuk ka dakordësinë e shumicës dhe i thuhet në mënyrën më normale, kjo është përfitimi i vetëm,”  tha Duma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!