A do ta padisë Will Smith? Zbulohet vendimi i komedianit pas shuplakës që mori

schedule08:05 - 31 Mars, 2022

schedule 08:05 - 31 Mars, 2022

Incidenti që ndodhi në ceremoninë e çmimeve Oscar ku Will Smith goditi me shuplakë komedianin, Chris Rock ka qenë padyshim një ndër ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit. VIP-a të shumtë kanë shprehur qëndrimin e tyre dhe kanë qenë të shumtë ata që e kanë “kryqëzuar” aktorin për veprimin që bëri.

Jim Carrey ishte ndër ata që foli rreth kësaj ngjarjeje, i cili tha se nëse do t’i kishte ndodhur atij, do të kishte ngritur një padi prej 200 milionë dollarësh për ëill Smith. Mirëpo, si do të veprojë Chris Rock? Page Six citon disa miq të komedianit, të cilët janë shprehur se nuk ka ndërmend ta padisë.

Will Smith Has To Punch Chris Rock": 2016 Tweet Goes Viral

Smith i kërkoi falje publike komedianit. “Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe unë reagova emocionalisht.

Will Smith Nearly 'Choked to Death' When He 1st Saw Jada Pinkett Smith

Do të doja t’ju kërkoja falje publike, Chris. Dola nga vetja dhe gabova. Ndihem i turpëruar dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burrit që dua të jem. S’ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie. Gjithashtu do të doja t’i kërkoja falje Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që e shikojnë në mbarë botën.”, shprehej aktori.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!