A do ta njohin qeverinë e talebanëve? Lëvizjet e SHBA, BE dhe NATO-s

schedule22:34 - 17 Gusht, 2021

schedule 22:34 - 17 Gusht, 2021

Duke marrë një ton pajtues pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, zëdhënësi Zabihullah Mujahid tha sot në fjalimin e parë përpara popullit (lexo këtu) se bisedimet ishin duke u zhvilluar për të formuar një qeveri të re, ndërsa garantoi se askush nuk do të ndëshkohet dhe se të gjithë janë amnistuar për të nisur një kapitull të ri duke lënë pas armiqësitë.

Por si janë përgjigjur liderët botërore?

  • Shtetet e Bashkuara janë në komunikim aktiv me talebanët, duke kërkuar garanci të kalimit të sigurt për amerikanët dhe aleatët afganë jashtë vendit. Por zyrtarët amerikanë kanë thënë se SHBA nuk do të njohë një qeveri të udhëhequr nga talebanët që fiton pushtetin me forcë. Presidenti Biden nuk ka folur me asnjë udhëheqës tjetër botëror që nga rënia e Kabulit.
  • BE-ja do të duhet të angazhohet me talebanët për të siguruar mbështetje të popullit afgan”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell. “Unë nuk kam thënë se ne do të njohim talebanët” sqaroi më tej Josep Borrell.
  • Mbretëria e Bashkuar planifikon të rrisë ndihmën humanitare për Afganistanin me 10%, tha Sekretari i Jashtëm Britanik Dominic Raab, por ai nuk u shpreh nëse do të njihte qeverinë e udhëhequr nga talebanët.
  • NATO ka pezulluar të gjitha ndihmat për Afganistanin tani që është nën kontrollin e talebanëve. Mbështetja mund të rifillojë nëse krijohet një “qeveri gjithëpërfshirëse“, tha shefi i NATO -s, Jens Stoltenberg.
  • Kanadaja nuk ka në plan të njohë talebanët si sundimtarë legjitim”, tha kryeministri Justin Trudeau, duke vënë në dukje se grupi konsiderohet një organizatë terroriste.
  • Ministri i Informacionit i Pakistanit tha të martën se vendi i tij do të marrë një vendim për njohjen e një qeverie talebane në Afganistan vetëm pas konsultimeve me fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare.

Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!