A do ta çojë Berisha, Metën në Gjykatë Kushtetuese? Zheji: Do të sillte krisje mes tyre nëse ndodh

schedule22:13 - 6 Qershor, 2022

schedule 22:13 - 6 Qershor, 2022

Analisti Artur Zheji, i ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Bajram Begaj, por dhe përplasjen Berisha-Meta, pas dekretit presidencial.

Për Zhejin Berisha nuk do ta çojë Metën në Gjykatë Kushtetuese, pasi nëse ndodh një gjë e tillë do të krisej koalicioni mes tyre.

Pjesë nga diskutimi:

Zheji: Mendoj që zgjedhjen e këtij zotërie për President e bëri kryeministri. Nuk kemi patur divergjenca në këtë pikë. Ka patur një kalkulim përtej kësaj, kemi një çarje publike, edhe Meta edhe Kryemadhi, që ka thënë le të shkojë Berisha në Kushtetuese për rastin e Begajt. Unë them që këtu gjërat sado paradoksale të duken, unë them se çfarë do të ndodhë më 25 korrik. Si do të shkojë deri në 25 korrik koalicioni i padeklaruar mes Metës dhe Berishës. Me sa kuptoj deri tani është që Berisha të bëjë një hap të dhimbshëm pas duke mos e çuar në Gjykatë Kushtetuese. Por Berisha mund edhe ta çojë por të çojë në një ndarje nga Meta pasi “Shtëpia e Lirisë” e krijuar në 6 mars do të kriset.

Xhafo: Mos ishte një lojë?

Zheji: Jo, Berisha nuk merret me lojëra kaq të vogla. Unë e pashë që ai ishte i prekur.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!