A do përfshihet SHBA në konflikt? Zëdhënësi i DASH: Vala e parë e sulmeve ka përfunduar. Irani, pasoja të rënda

schedule21:19 - 1 Tetor, 2024

schedule 21:19 - 1 Tetor, 2024

Irani do të përballet me pasoja të rënda, pas sulmit me raketa drejt Izraelit, sipas zëdhënësit të DASH, Matthew Miller.

Në një deklaratë për mediat, Miller u shpreh se vala e parë e sulmeve në Izrael ka përfunduar.

“Do të kemi më vonë detaje të reja, se çfarë ka targetuar sulmi iranian. Ne nuk duam të shohim këtë konflikt që të përshkallëzohet, do të ketë pasoja për këtë sulm. Do të diskutojmë me partnerët. Nuk do të tërhiqemi nga një armëpushim në Gaza. Çdo herë që kemi bisedime armëpushimi, duhet të kemi dy palë që angazhohen. Në Liban duam të shohim armëpiushim të menjëhershëm. Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e organizuara nga Irani. Ia kemi bërë të qartë Teheranit. Kam parë deklaratën nga Irani, ne nuk kemi marrë paralajmërim nga Irani për këtë sulm. Ka dërguar mesazhe të pasakta dhe të paqarta, nuk kemi pse t’i besojmë”, theksoi ndër të tjera, zëdhënësi i DASH./abcnews.al