Analisti Arjan Curi është shprehur për “ABC news” se akoma jemi në fillimin e krizës politike në vend. Duke komentuar protestën që mbajti sot opozita para Kuvendit, opinionisti është shprehur se ajo ishte shembullore. Më tej duke folur për qëndrimin e Metës, Ramës dhe ndërkombëtarëve pas djegies së mandatëve të opozitës, Curi tha se ata mund të tërhiqen nëse populli del në masë në shesh.
“Politika është dinamikë dhe e gjitha mund të ndryshojë. Nuk janë qëndrimet e tyre Bibël dhe Kur’anë që zbritën nga qielli dhe nuk ndryshohen më.
Meta tha se nuk do donte që mandatet të digjeshin, por tha edhe se do donte që mazhoranca të bënte hapa pas. Kriza ka filluar, por është ende në fillim. Nëse rritet numri i protestuesve edhe Meta mund të ndryshojë qëndrim, edhe Rama, edhe ndërkombëtarët. Ky akt mund të jetë vdekjeprureës për këto subjekte politike që e ndërmorën”.
Analisti deklaroi se politikisht PD, duke iu referuar edhe situatës së krijuar në Parlament na ka kthyer edhe një herë në monizëm. Ai gjithashtu ka theksuar se historia e mosnjohjes së zgjedhjeve nga subjektet politike të mos përsëritet dhe sipas tij duhet që politikanët të njohin garën.
“Ose PD ka qenë e paaftë të mbajë premtimet e veta ose populli shqiptar nuk ka hequr dorë nga e kaluara. Por si ka mundësi që pas 30 vjetësh të mbahen fjalime për “liri demokraci” ose s “e duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Politikanët shqiptarë duhet të njohin garën, pasi futet në çadër njëri, dil nga gëmusha tjetri, hap e mbyll kutitë, janë histori që nuk duhet të dëgjohen më.
Uroj të jetë kjo kriza e fundit që të arrihet një zgjidhje se po nuk sjolli as kjo, i bie që të kërkojmë protektorat ndërkombëtar. Subjektet politike e kanë futur vetën në vdekje klinike. Pa mbështetjen popullore dhe pa mbështetjen ndërkombëtare këto parti mund të shkrihen.
Unë mendoj se ka muaj e muaj që po gatuhej kjo strategji në selitë e partive dhe uroj që të arrihet një zgjidhje. Por duhet të vijë një moment që t’i themi stop mosnjohjes së zgjedhjeve. Na solli PD edhe një herë në ’90 dhe uroj që PD të mos sjellë kënaqësinë e të qenurit realitet komunist. Uroj që kjo gjë që kanë bërë të mos na kujtojë nostagjinë e të shkuarës. Politikisht PD na ka kthyer në monizëm”.
Teksa fliste për mënyrën e organizimit të protestës analisti u shpreh se: “Sot unë pash një protestë shembullore dhe përgëzoj organizuesit e protestës por edhe vetë popullin. Pash një rënie të lehtë të numrit të protestesve për faktin se sot është një ditë pune ose ngaqë hapësira aty ka qenë shumë e vogël”./abcnews.al