A do luajë Mane ndaj PSG?

schedule16:38 - 23 Janar, 2023

schedule 16:38 - 23 Janar, 2023

Sulmuesi i Bayern-it, Sadio Mane, nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë për ndeshjen e parë të ⅛ finale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së. Sipas gazetarit Dani Gil, senegalez nuk ka gjasa të luajë kundër parisienëve në Parc des Princes në shkurt.

Kujtojmë se Mane u dëmtua në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Werder Bremen në mesin e vjeshtës, për këtë arsye humbi Botërorin në Katar. Burime pranë sulmuesit thonë se një rikthim në ndeshjen e parë ndaj PSG-së do të ishte i parakohshëm për Mane.

Mane u transferua te Bayern në verë nga Liverpooli për 50 milionë euro. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!