A do e votojë Vangjel Tavon për Himarën? Idrizi përgjigjet në Real Story

schedule21:08 - 9 Korrik, 2024

schedule 21:08 - 9 Korrik, 2024

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi thotë se djali i Fredi Belerit, i cili përflitet se mund të kandidojë për Bashkinë e Himarës, nuk duhet të ndjekë hapat e babait të tij.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Idrizi u shpreh se djali i Belerit nuk duhet të merret me çështje të tilla si VorioEpiri, pasi nuk i bën nder.

Lidhur me kandidaturën e Partisë Socialiste për Himarën, Vangjel Tavon, Idrizi nënvizoi se e njeh këtë të fundit dhe se ka konsideratë për të.

“E them hapur, kjo teknika që ia lëmë një partie të vogël, që ata të vënë kë të duan, kam dëgjuar që do jetë djali  i Belerit. Nuk mund ta paragjykoj as për babanë e vet. Por kur e kam dëgjuar djalin e Belerit, që kishte shkuar në Prevëz me kryeministrin Mitsotakis dhe fliste për VorioEpirin, më ka kontrastuar. Ai djali, që mund të jetë shumë i mirë, kam një këshillë, të mos e ndjekë babanë për iredentizëm, për VorioEpirin apo për çështje të tilla. Nuk i bën nder. E njoh zotin Tavo. Kam konsideratë për të. Në një bashkësi si Himara, ku 95% janë shqiptarë, çfarë kuptimi ka të zgjedhim mes dy grekëve? Do preferoja të ishte kandidat shqiptar. Këta të dy po na paraqiten si dy minoritarë. Nëse e shohim siç na paraqitet, sigurisht do preferoja një shqiptar. Për çfarë po zgjedhim? Po zgjedhim shërbëtorin e parë të qytetit, që do merret me të gjithë problemet. Duhet të ishte njeri i dalluar për këto aftësi. Nëse në fund më thonë, do votosh një minoritar si babai i vet, apo Vangjel Tavon, do preferoja atë që është më shumë shtetas shqiptar në këtë rast”, theksoi ai./abcnews.al