A do e dekretojë zgjatjen e Vettingut? Meta: Basha ndërron faqen, dje mallkonte, sot lavdëron

schedule21:51 - 10 Shkurt, 2022

schedule 21:51 - 10 Shkurt, 2022

Presidenti Ilir Meta nuk e ka dhënë përgjigjen e tij përfundimtare se a do të dekretojë ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë zgjatjes së afateve për organet e Vettingut. Meta tha se nuk komenton pa u zbardhur vendimi.

“Nuk dëshiroj të komentoj diçka që nuk ka ardhur apo ndoshta nuk vjen, të mos futemi në çështje proceduriale. Nuk është zbardhur se këta dhe falsifikojnë. Dua t`ju them. Ky proces ishte parashikuar”, tha kreu i shtetit te emisioni “Të paekspozuarit”.

Ndërkaq ai ka ironizuar dhe vendimin e grupit parlamentar të PD për të votuar pro.

“Lulzimi faqen ndërron, dje mallkonte, sot lavdëron. Lulzim Basha shërbëtori më i devotshëm i Edi Ramës, për kapjen e shtetit dhe reformës në drejtësi. Basha është në thelb një politikan absurd, pa koherence“, ka thënë Meta.

Me 118 vota pro, Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese për të shtyrë deri më 31 dhjetor 2024 mandatin e Komisionit të Pavarur të  Kualifikimit (shkalla e parë e vettingut) dhe Komisionerit Publik. 118 votat janë arritur falë votave pro të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, ndërkohë që LSI ka abstenuar ndërsa Berisha ndryshe nga ç’kishte premtuar nuk ka marrë fare pjesë në votim bashkë me grupin e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!