“A do duhet më zë për të kënduar?”, Irma Libohova në garë, tregon si do votoj

schedule18:38 - 25 Nëntor, 2022

schedule 18:38 - 25 Nëntor, 2022

Irma Libohova këtë të premte ishte në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, teksa folën për këngën me të cilën merr pjesë në ‘Këngën Magjike’ këtë vit. “E jona” e sjell sërish në garë Irmën, edhe pse vetë ajo nuk e konsideroj të tillë.

“Nuk kam hyrë për garë, dhe nuk e kam ndjesinë e garës. Unë i kam marrë rekordet e mia, i kam marrë çmimet e mia. Këtu misioni im është kryer, një çmim honorifik do isha shumë e lumtur nëse do ta kisha. Çmimi im është çmimi i njerëzve.”

Festivali ka shpesh diskutime për pikët mes këngëtarëve. Vet Irma si do të votoj?

“Prioritet në vlerësimin tim do të ketë kënga, e para. Patjetër edhe interpretimi. Do vlerësoj për nivelin’.

Teksa u fol për tregun muzikor Irma ngre shqetësimin për të ardhmen duke thënë:

“A do na duhet më zëri? Nuk e di si do shkojmë së shpejti, a do na nevojitet më zëri për të kënduar.” Sipas saj, ka më shumë prurje se sa konsum.

Në mesin e melodive të repertorit të saj pranoi se kënga e saj më e mirë është “Gjethe Shtatori”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!