Sondazhi i radhës në ABC News, ‘Zëri i shqiptarëve’, i ka vendosur të anketuarët përballë qasjes që ka të bëjë me komunitetin LGBTI në vendin tonë, kjo edhe pas pr/ligjit që qeveria po kërkon të kalojë në parlament, si edhe debateve të nxehta që ka shkaktuar ai.
Shoqëria shqiptare, duket se ka një nivel të mjaftueshëm tolerance ndaj komunitetit LGBTI në vend, edhe pse një pjesë e mirë e tyre kanë tendencë t’i fshihen qasjes ndaj këtij komuniteti.
Pyetjes se: A diskriminohet komuniteti LGBTI në Shqipëri?
29.7% i janë përgjigjur me PO. 35.2% e të anketuarëve, mendojnë të kundërt, pra se nuk diskriminohet dhe 35.1 % e të tjerëve janë përgjigjur se nuk kanë dijeni.
Pjesë e sondazhit janë 1107 të anketuar në të gjithë Shqipërinë, në 61 bashkitë e vendit, të cilëve iu është dërguar linku në mënyrë krejt të rastësishme, për të analizuar kampionë si në zonat urbane por edhe ato rurale me një marzh gabimi prej 3%. / abcnews.al /

