A beson se do të bëhet President? Flet Ramush Haradinaj

schedule21:47 - 25 Nëntor, 2020

schedule 21:47 - 25 Nëntor, 2020

Dorëheqja e Hashim Thaçit për t’u përballuar me drejtësinë në Hagë me akuzën për krime lufte rihapi debatin në Kosovë mes partive për emrin e kreut të ri të shtetit.

AAK ka deklaruar prerë duke e vendosur kusht që President duhet të jetë Haradinaj ose ndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ballkan” në “ABC” Ramush Haradinajn nuk kishte asnjë dyshim, se do të jetë ai kreu i shtetit të Kosovës.

Gazetarja Linda Karadaku e pyeti, nëse herën tjetër, kur të bëjmë intervistën bashkë, do të bisedoj me presidentin e ri të Kosovës? “Besoj, po” tha ish-kryeministri që tani i ka vendosur syrin Presidencës./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!