Oriola Marashi, modelja e njohur shqiptare, është në një lidhje me Eros Grezdën, gjakovari e kombëtares shqiptare që është pjesë e Osijek në Kroaci. Bukuroshja ndodhet pranë sulmuesit dhe duket e lumtur, ashtu sikurse edhe Erosi.
Shpesh në rrjetet sociale, Oriola tregon edhe aftësitë që ajo ka për të gatuar, ndërkohë që sigurisht që nuk i shmang dot pozat seksi. Këtë herë, nga pishina e shtëpisë ku po jeton me Grezden.
E veshur me një kostum banje ngjyrë rozë, Oriola shfaqet shumë sensuale. Partneri i saj, i cili me shumë mundësi edhe i ka shkrepur fotot, ka ngelur pa fjalë. Asnjë koment në postimin e bukuroshes, ndërkohë që fansat kanë vërshuar duke pëlqyer fotot. Sigurisht komplimentet janë të shumta. / abcnews.al