Argjentina ka arritur të mposht Urugurain me rezultatin 1-0, dhe goli i vetëm i ndeshjes është shënuar nga Angel Di Maria, për t’i dhënë kështu kombëtares së tij 3 pikë të rëndësishme. Ky takim u zhvillua për Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Ishte një ndeshje e luftuar për të dyja skuadrat, teksa një goditje e fortë nga brenda zonës nga Di Maria do të dërgonte topin në fundin e rrjetës së portës të mbrojtur nga Muslera, do të vendoste edhe fatet e kësaj ndeshje.
Me këtë fitore Argjentina arrin në kuotën e 28 pikëve, e pozicionuar në vendin e dytë, ndërsa Urugurai tregoi se tani ndodhet në një krizë të plotë sepse në 4 ndeshjet e fundit ka arritur vetëm 1 pikë, teksa aktualisht ndodhet në vendin e 6-të, pozitë që nuk të jep biletë për “Katar 2022”. /f.a/abcnews.al