Fundi i dramës në Maqedoninë e Veriut, koalicioni LSDM-BDI mbijeton

schedule23:10 - 12 Nëntor, 2021

schedule 23:10 - 12 Nëntor, 2021

Qeveria e koalicionit midis LSDM-së dhe BDI-së së Ali Ahmetit ia doli të qëndrojë përballë përpjekjes së opozitës maqedono-shqiptare, për ta rrëzuar atë pas rezultatit të dobët të LSDM-së në zgjedhjet lokale.

Analisti Arben Ratkoceri thotë se koalicioni qeveritar mund të rritet madje duke pasur parti të tjera të vogla që mund t’i bashkangjiten asaj. Ratkoceri pohon gjithashtu se Open Ballkan, ku kryeministri Zoran Zaev është një nga bashkë-themeluesit, do të vazhdojë punën.

“Mendoj që Open Ballkan do të vazhdojë në ecurinë e tij, meqë Zoran Zaev ishte jo vetëm një nga themeluesit, por edhe një nga promotorët e kësaj ideje,” thotë Ratkoceri për emisionin Ballkan. /abcnews.al/