Nesho: Rama do të vendosë një ministër të porositur

schedule20:58 - 14 Janar, 2019

schedule 20:58 - 14 Janar, 2019

Diplomati Agim Nesho duket se është shumë i shqetësuar për të ardhmen e vendit. Sipas tij shteti është i kapur dhe për pasojë Shqipëria rrezikon të mos pranohet në BE.

Këto deklarata diplomati i bëri një studion e emisiont “Byro Politike”, ndërsa po diskutohej për zhvillimet më të fundit politike në vend. Presidenti Meta nuk ka dekretuar Gent Cakajn të propozuar nga Rama për postin e ministrit të Jashtëm. Ndërsa sot Rama ka propozuar emrin e tij për këtë post. Më tej diplomati Nesho është shprehur se Rama do të vendosë në detyrën e ministrit të Jashtëm një njeri të porositur nga dikush.

Agim Nesho: Kemi një kapje të shtetit. Në rastin shqiptar po shikojmë një devijim nga demokracia. Këtu duan që të përfitohet për zgjatjen në pushtet të individëve apo të disa grupeve. Për këtë në mënyrë të përgjegjeshme  Presidenti ka reaguar. Ai ka reaguar sepse duhet thënë një herë ndal. Ai ka reaguar duke mos dekretuar një ministër dhe e ka argumentuar.

Kjo sitatë duhet të marrë fund nëse duhet të përfundojmë në rrugën diplomatike. Nëse nuk marrim kthesë nuk do futemi në BE. Ne do strukemi në një qoshe. Drejtuesit më pas do justifikohen dhe nuk do ta pranojnë humbjen. Rama do të propagandojë idetë e tij që i ka plane të përbashkëta me Thaçin dhe Vuçiçin. Ai është i fiksuar tek një njeri i porositur nga dikush.

Mentor Kikia: Unë mendoj që kjo teza e Kosovës është e fryrë. Rama nëse nuk do zgjidhte Cakaj, ai do zgjidhte një person që do t’i shkonte përshtat natyrës së tij. Nëse s’do zgjidhte Cakaj, por themi Taulant Ballën, ndjes që po i përmend emrin, ai do t’i shkonte përshtat natyrës së Ramës. Ideja e një njeriu që do të ndryshonte kufinjtë e Kosovës më duket e hiperbolizuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!