Pinguini bën 3 mijë km nga Antarktida në Zelandën e Re

schedule14:37 - 12 Nëntor, 2021

schedule 14:37 - 12 Nëntor, 2021

Një pinguin është gjetur në brigjet e Zelandës së Re, të paktën 3 mijë kilometra larg habitatit të tij natyror të Antarktidës. Pinguini Adélie u gjet i humbur në bregdet. Harry Singh, banori lokal që e gjeti, tha se fillimisht mendonte se ai ishte një lodër.

“Në fillim mendova se ishte një lodër e butë, papritmas pinguini lëvizi kokën kështu që kuptova se ishte e vërtetë. Nuk lëvizi për një orë, dukej i rraskapitur”, tha Singh për BBC. Ai thirri shpëtimtarët pasi ishte i shqetësuar se pinguini nuk po hynte në ujë, duke e bërë atë një objektiv të mundshëm për kafshët grabitqare.

May be an image of bird and nature

Pinguini Adelie përfundimisht do të lëshohet në një plazh të sigurt në Gadishullin Banks. /abcnews.al