Marina turke ka testuar mëngjesin e sotëm një raketë të re të prodhuar nga kompanitë vendase të industrisë së mbrojtjes.
Sipas “Hurriyet“, mbushja e hedhur nga një anije e vogël ushtarake është projektuar për luftë detare kundër nëndetëseve dhe sipas autoriteteve turke do të jetë një armë e rendësishme për “të ruajtur supremacinë në Egje”, duke iu referuar kështu grekëve.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka publikuar pamje nga testi i raketës, duke e cilësuar një hap të rendësishëm të industrisë vendase të armatimit, raporton abcnews.al.
Turqia është vënë nën presion nga Perëndimi gjatë viteve të fundit për shkak të afrimitetit me Rusinë. SHBA-të e përjashtuan nga programi për avionët e gjeneratës së pestë F-35, kurse Franca është në një bashkëpunim të ngushtë me grekët për fregata dhe avionë të avancuar “Rafale”.
Turqit kanë investuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit tek marina, por zhvillimet e fundit duket se e kanë balancuar forcën mes tyre dhe grekëve në Mesdhe. /abcnews.al