Kukësi-Tirana nuk zhvillohet në “Zeqir Ymeri”, verilindorët duhet të presin akoma për t’u kthyer në shtëpi

schedule12:39 - 12 Nëntor, 2021

schedule 12:39 - 12 Nëntor, 2021

Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës e parashikuar të luhej më 20 nëntor në stadiumin “Zeqir Ymeri”, nuk do të zhvillohet në qytetin e Kukësit. Dëshira e drejtuesve të verilindorëve ishte që ndeshja ndaj kryesuesve të kampionatit të luhet në stadiumin e tyre dhe inaugurimi i shtëpisë së re të bëhej pikërisht ndaj kryeqytetasve, por siç duket kjo është një dëshirë e pa realizueshme të paktën edhe për disa javë.

Sipas “Panorama Sport”, zyrtarë të FSHF-së kanë zbarkuar në qytetin e Kukësit për të parë nga afër gjendjen e fushës, kanë konfirmuar se stadiumi “Zeqir Ymeri” nuk është akoma gati për të pritur ndeshje gjatë këtij muaji.

Me shumë gjasa inaugurimi i tij mund të behët në muajin dhjetor, dhe skuadrës së Kukësit edhe për disa ndeshje duhet të “shtegtojë” nëpër stadiume të tjera derisa specialistët të japin dritën jeshile për t’u kthyer në shtëpinë e tyre pas më shumë se 3 vite. /f.a/abcnews.al