Mbi 10 mijë raste me Covid për të tretën ditë radhazi në Republikën Çeke

schedule09:44 - 12 Nëntor, 2021

schedule 09:44 - 12 Nëntor, 2021

Republika Çeke ka raportuar më shumë se  10,000 raste të reja në 24 orë për të tretën ditë radhazi. Vendi raportoi 10,395 raste të reja, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë numri i të shtruarve në spital ka shënuar rënie, aktualisht 542 persona janë në gjendje kritike. Republika Çeke ka shënuar 1,866,969 raste që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!