Kasami: Kastriot Rexhepin dua ta shoh personalisht, jo nëpërmjet videove

schedule18:48 - 11 Nëntor, 2021

schedule 18:48 - 11 Nëntor, 2021

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe qeverisë, që të japin llogari se ku ndodhet deputeti Kastriot Rexhepi.

“Qeveria duhet të jep përgjegjësi, nuk mund një deputet me imunitet të humbë dhe të mos dihet se ku është. Kjo është një situatë serioze. Deri sa nuk del para opinioni nuk është valide. Kastriot Rexhepi duhet të del me figurë”, tha Kasami.

Në momentin që po fliste Bilall Kasami u publikua edhe video-mesazhi i deputetit Kastriot Rexhepi. Por, Kasami tha se dëshiron ta shohë personalisht dhe jo nëpërmjet video mesazheve në rrjetet sociale. /abcnews.al/