Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 625 raste pozitive me koronavirus nga 3,230 testime testime të kryera. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se si pasojë e sëmundjes kanë ndërruar jetë edhe tre qytetarë.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 322 në Tiranë, 28 në Fier, 25 në Berat, 23 në Vlorë, 16 në Durrës, Elbasan, 15 në Kamëz, 13 në Gjirokastër, 11 në Krujë, Lushnje, 10 në Sarandë, 9 në Patos, 8 në Kurbin, Pogradec, Dimal, Kuçovë, 7 në Shkodër, Divjakë, Mallakastër, 6 në Kavajë, Korçë, Kolonjë, Librazhd, 5 në Peqin, 4 në Lezhë, Vorë, Libohovë, Gramsh, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Vau i Dejës, Dibër, Roskovec, Kelcyrë, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dropull, Skrapar, Poliçan, Cerrik.
Ndërsa, aktualisht janë 8,233 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk mundën të mbijetojnë një qytetare 59 vjeç nga Korça, dy qytetarë nga Tirana 68 dhe 78 vjeç.
Janë shëruar 579 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,229 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (11 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 625
Të shëruar në 24 orë 579
Të shtruar në spitale 166
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,230
Testime totale 1,340,830
Raste pozitive 191,440
Raste të shëruara 180,229
Raste Aktive 8,233
Humbje jete 2,978
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4301
Fier 852
Shkodër 456
Vlorë 462
Durrës 441
Gjirokastër 414
Elbasan 334
Berat 367
Korçë 241
Lezhë 197
Dibër 89
Kukës 79 /abcnews.al/