Kthehen në shtëpi me frikën që jep errësira.
140 nxënës të shkollës Bardhyl Pojani në Maliq zhvillojnë mësimin turni i dytë. Organizohen të kthehen bashkë nga shkolla për në shtëpi.
Disa prindër janë të detyruar ti shoqërojnë, shumë të tjerë nuk kanë mundësi.
Drejtoria e arsimit për shkak të mungesës së kapaciteteve, çuditërisht ka nxjerrë pasdite në shkollë, nxënësit nga klasa e parë në të pestën.
Prindërit apelojnë që institucionet të gjejnë një zgjidhje pasi kjo problematikë vijon të jetë e tillë prej vitesh./abcnews.al