Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste Erisa Xhixho këtë të enjte e ftuar në ABC Live ka shpjeguar nismën e saj më të fundit, për një ligj për abuzuesit seksualë.
Xhixho në fjalën e saj është shprehur se një ligj I tillë do të ndihmonte në parandalimin e këtyre rasteve abuzive.
Sipas saj është e rëndësishme që kuvendi ta marrë sa më parë parasysh këtë nismë dhe miratimin e një ligji të tillë, pasi sipas saj do të kishte ndikim në uljen e rasteve të abuzimeve seksuale.
“Duhet të ekzistojë një regjistër ku të jenë të shënuar emrat e këtyre personave problematikë, por në momentin që ai është i dënuar dhe kalon periudhën e rehabilizimit mund të kërkojë edhe tërheqjen e emrit të tij nga regjistri. Ky është i vonë si ligj pasi duhet të merrej parasysh, unë si deputete interesohem që të jetë një ligj i mirëfilltë për këtë gjendje emergjente dhe tu përgjigjet të gjithë nismave që merren në këtë drejtim. Po lobojmë shumë, dhe bëj thirrje dhe deputeteve që në këtë muaj që ndryshe është dhe muaji i të drejtave të fëmijëve që të lobojmë shumë dhe ky ligj të futët në propozimet në Kuvend. Ky ligj ka pas një përkrahje nga i gjithë opinion publik, pasi nuk kemi asnjë denoncim nga hallkat që kanë të drejtën ta bëjnë një gjë të tillë.
Ligji ka si synim që të ndalojë këto grabitqar seksual dhe të parandalojë rastet e abuzimit seksual. Një nga arsyet përpos të gjithave është dhe varfëria që ndikon në shfaqjen e këtyre rasteve të abuzimeve seksuale. Jemi në një gjendje që kërkojmë një vëmendje dhe duhet që ta ndjekim të gjithë këtë çështje”, ka thënë Xhixho.
Ndër të tjera në studion e ABC Live ajo ka komentuar edhe qëndrimin e LSI-së në komision në momentin që PD është larguar pas propozimit që ka bërë për vettingun e politikanëve.
Sipas saj është e rëndësishme që të bëhen hapa të sigurtë pasi u përket këtyre propozimeve pasi, Kushtetuta është e rëndësishme dhe nuk mund të ndryshohet shpesh.
“Unë jam pjesë e komisioneve dhe kam vendosur që të qëndroj pasi flasim për ndryshime të Kushtetutës, gjë që ka ndodhur shpesh në vendin tonë duke e bërë që të tregojë një mungesë serioziteti në këtë drejtim. Mua më shumë më duket si lojë që kush sjell sa më shumë propozime për ndryshimet, por ne nuk na duhen arnime por na duhet një reformë e thellë për kushtetutën. Momenti që ne do të ndërmarrim nisma të tilla janë ekspertët që duhet të flasin më shumë në këtë drejtim. Kemi future dhe institucione të reja drejtësie që ne kërkojmë që të ndryshojnë. Mendoj që vetting i politikanët duhet që të mirë mendohet, pasi institucionet e reja të drejtësisë i krijuam për të vënë para përgjegjësisë të gjithë politikanët”, shprehet ajo./abcnews.al