Zendaya bën histori, fiton çmimin e ikonës së modës në CFDA Fashion Awards 2021

schedule09:46 - 11 Nëntor, 2021

schedule 09:46 - 11 Nëntor, 2021

Zendaya bëri histori në Çmimet e Modës CFDA 2021 të mbajtur në The Grill Room të mërkurën mbrëma në New York City, pasi u nderua me çmimin e ikonës së modës. 25-vjeçarja është bërë artistja më e re që është vlerësuar me këtë çmim.

Zendaya dukej spektakolare me veshjen e saj të kuqe nga Vera Wang, kombinuar me një gjerdan diamanti, byzylyk dhe unaza. Gjatë një interviste që dha për Entertainment Tonight, aktorja dhe këngëtarja tha se vlerësimi që mori ishte një ëndërr e bërë realitet.

Zendaya

“Është një lloj ëndrre dhe përtej imagjinatës sime”, është shprehur ajo. “Nuk ndihet aspak reale…Unë jam ende duke jetuar në një ëndërr.”, tha më tej Zendaya.

Zendaya's Outfit At CFDA Fashion Awards 2021 – Photos – Hollywood Life - Bollywood Trendy

/abcnews.al