Kontrata e Paolo Dybala skadon në vitin 2022.
Argjentinasi ende nuk ka rinovuar me klubin juventin por mesa duket marrveshja është shumë afër. Sipas “Tuttomercatoëeb”, lojtari dhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë lënë një takim në muajin dhjetor për të diskutuar rinovimin. Në shtëpinë e “zonjës së vjetër” ka optimizëm se të dyja palët do të bien dakort.
Juventus do t;i ofrojë një pagë sulmuesit argjentinas prej 8 milion eurosh pluis bonuse, pra pothuajse 10 milion euro në sezon. Kështu me këtë pagë Dybala do të bëhej lojtari më i paguar tek Juventus.
Kujtojmë se ekipi i interesuar për të është PSG./h.ll/abcnews.al