Rumania është duke kaluar një situatë tepër të vështirë prej koronavirusit. Kjo ështa vala më e fortë që po kalon vendi, ku numri i të prekurve arrin deri në 17-18 mijë në ditë. Spitalet janë të mbushura me pacientë që kërkojnë ndihmë, ndërsa e dhëna më shqetësuese lidhet me numrin e të vdekurve.
Ndryshe nga vendet e tjera, numri i të vdekurve gjatë kësaj vale në Rumani është më i madh krahasuar me valët e tjera, dhe kjo lidhet me nivelin e ulët të vaksinimit sipas ekspertëve të fushës. Këta të fundit kanë kritikuar edhe rolin e Kishës dhe priftërinjve lokalë, të cilët kanë qenë refuzues sa i përket vaksinimit.
Rumania ka arritur një rekord prej 589 të vdekurish në 24 orë pak ditë më parë. Në raport me numrin e popullsisë, vendi duket se ka një numër të vdekurish 7 herë më të madh se SHBA-të dhe 17 herë më të madh se Gjermania.
Mjekët e kanë përshkruar situatën si tepër shqetësuese, kurse spitalet duken sikur po kalohet një situatë lufte. /abcnews.al