Qeveria vendos, naftëtarët e Ballshit do marrin pagë 30 mijë lekë edhe për 2 vite

schedule15:09 - 9 Nëntor, 2021

schedule 15:09 - 9 Nëntor, 2021

Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit do të marrin pagë edhe për vitin 2022 dhe 2023 nga buxheti i shtetit. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Energjisë Belinda Balluku në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Është marrë një vendim në këshill të ministrave që të mbulohet nevoja e 830 naftëtarëve që janë në kushte papaunësia për shkak të mosfunksionimit të rafinerisë së Ballshit që dua të them se është një entitet privat, por shteti duke përfshirë përgjegjësinë do ti kompensojë me një shumë totale prej 300 milion lekësh, paga për secilin do jetë 30 mijë lekë.

830 naftëtarë është numri. Ne do marrim përsipër për të gjithë ata naftëtarë edhe për vitin 2023 nëse nuk punësohen gjetkë“, tha ministrja Balluku.

Naftëtarët para se të arrinin një marrëveshje me qeverinë qëndruan në grevë urie për më shumë se 4o ditë. Marrëveshja që kishin lidhur me qeverinë, përfundoi më 1 nëntor. Pas përfundimit të marrëveshjes naftëtarët u ngritën sërish në protestë dhe si duket zgjidhja e qeverisë është zgjatja e pagave edhe për 2 vitet e ardhshme.