Befason këngëtari shqiptar: Jam infektuar 5 herë me Covid-19

schedule11:09 - 9 Nëntor, 2021

schedule 11:09 - 9 Nëntor, 2021

Endrik Beba, ish anëtar i grupi Lynx, gjatë intervistës që dha për Alban Musën në emisionin e mëngjesit në ABC, tregoi se ishte infektuar pesë herë me virus. Këngëtari tregoi se testohej shumë shpesh për të parë nëse është infektuar për shkak të familjes së tij ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka pasur simptoma të rënda.

LEXO EDHE: Pse u largua nga Lynx? Artisti shqiptar rrëfen rikthimin si moderator: Kam bërë intervista dhe i dehur

“Ka kaluar pesë herë Covid-19. Hera e parë ishte në fillime që sapo ishte përhapur në Shqipëri. Pastaj u sëmur dhe djali. Kam të bëjë në punë me shumë njerëz, e bëja testin çdo dy javë. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë simptomë, as kollë, asgjë. E vetmja herë që nuk e kam provuar me test është e para.”, tha këngëtari.

/abcnews.al