Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjic, se “Serbia e paguan me 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë të Janjic.
“Gënjeshtra. Lajm i rremë plotësisht. E turpshme”, ka thënë Grenell për Gazetën Express.
Janjic, siç shkruan AntenaM, ka thënë se Serbia e paguan Grenellin 100 mijë euro në muaj edhe përkundër faktit që Donald Trump nuk është më në pushtet.
“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, ka thënë Janjic. /abcnews.al/