Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skandal: Dhuna nuk di të ndalet në “Kategorinë e Dytë”, këtë herë protagonist Flamurtari

schedule18:56 - 7 Nëntor, 2021

schedule 18:56 - 7 Nëntor, 2021

Në “Kategorinë e Dytë”, është luajtur sfida mes Flamurtarit dhe Albpetrolit, që u zhvillua në Patos.

Skuadra vlonjate arriti të triumfonte më rezultatin 2-1, faqe dopietës së Andi Ribajt.

Në këtë takim nuk mungoi as dhuna. Kur regjistrohej minuta e 69 e takimit dy futbollistë të skuadrave janë bërë protagonistët e dhunës. Mateo Qarri i Flamurtarit dhe Nimet Meçaj i Albpetrolit kanë grushtuar njëri-tjetrin në fushën e lojës.

Gjyqtari i ndeshjes nuk i ka toleruar futbollistët për këtë situatë duke i ndëshkuar të dy me kartonë të kuq. Loja rinisi pas disa minutave ndërprerje. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!