Teuta humbi ndeshjen e sotme me Laçin me rezultatin 2-0. Durrsakët nuk arritën të riktheheshin tek fitorja për të përfituar nga ndalesa e Kukësit dhe për të rimarrë vendin e dytë, por nga kjo humbje i largohet vendit të parë më 8 pikë.
Pas ndeshjes për “Supersport”, trajneri i durrsakëve Edi Martini është shprehur i zhgënjyer që skuadra e tij nuk arriti të merrte pikë në këtë takim, i cili theksoi se i mungoi cinizmi Teutës.
“Humbja e dytë e sezonit, sulmi në vështirësi? “Në përgjithësi bëmë mirë në pjesën e parë, duhej të ishim më të kujdesshëm dhe të qartë para porte për të shënuar gol. Në pjesën e dytë ishim mirë deri në minutën e 20 dhe lamë hapësira dhe kundërshtari rriti kundërsulmet e erdhi goli i dytë. Luajtëm mirë, por kështu është futbolli”.
Ekipi ka forcën për t’u ringritur ku do ketë edhe mungesa? “Kemi një kontigjent të mirë dhe do i zëvendësojmë më se miri. Akoma nuk e kemi kolauduar ekipin me ikjen e Hoxhës dhe Arapit, Ivanoviç nuk ka luajtur shumë kohë, Selmani është djalë i ri. Në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë pavarësisht rezultatit”.
Diferenca me kreun tetë pikë? “Ky është si kampionati i vjetshëm, vjet bëri Vllaznia shkëputjen. Ne ishim më mbrapa, ndërsa tashmë Kukësi dhe Tirana kanë pasur më shumë kohë. Ndërsa ne, Laçi, Partizani dhe Shkodra kemi pasur probleme, por tetë pikë nuk janë shumë”, theksoi Martini. /f.a/abcnews.al