Rama paralajmëron nga Vlora: Tani do të nisim gjobat për ndotjen

schedule14:09 - 7 Nëntor, 2021

schedule 14:09 - 7 Nëntor, 2021

Orikumi është një nga 14 pikat ku në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, ka nisur të punohet për pastrimin e bregdetit, që do të vijojë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë në bashkëveprim me pushtetin vendor.

Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se puna për sezonin e ri turistik do të nisë që tani. “Javës që vjen do të zhvillojmë një takim me prefektët dhe kryetarët e bashkive të qyteteve bregdetare. Do të krehim të gjithë territorin” tha ajo.

Lexo edhe: “Indiferenca lapidare”, Rama “leksion” Dritan Lelit: Me qese në dorë e pastron vetë pyllin e Sodës

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e gjobave për ndotësit. “Normalisht, tani do të hyjmë patjetër me penalizimet. Kush ndot do të penalizohet. Ndotësit më të mëdhenj janë hotelet, restorantet, fabrikat, që prodhojnë më shumë mbeturina. Gjobat duhet të jenë shumë të larta” tha Edi Rama./ Abcnews.al