Zbardhet ekspertiza, biznesmeni u vra me dy plumba, shoku që i ngriti kurth “kyç” gojën

schedule09:41 - 7 Nëntor, 2021

schedule 09:41 - 7 Nëntor, 2021

Ruzhdi Hoxha, biznesmeni që u gjet i vrarë ditën e djeshme pasi ishte zhdukur prej të paktën dy javësh nga banesa e tij, është qëlluar me dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks. Është ky përfundimi i ekspertizës për vrasjen e tij.

Burime zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije për gazetaren e ABC Xhensila Kodra se rrethanat e vrasjes së tij janë ende të paqarta, për sa kohë nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor për këtë krim, shokut të viktimës Fredi Rrushi.

Lexo edhe: Plumb pas kokës, pastaj e hodhën në humnerë: Si e gjeti policia trupin e biznesmenit 

Ditën e sotme pritet që atij t’i komunikohet akuza e vrasjes me paramendim ndërkohë të hënën, ai do të pyetet nga oficerët e Krimeve të Rënda në lidhje me këtë ngjarje.

ABC mëson se Rrushi u vu në pranga pasi u mor në pyetje për zhdukjen e biznesmenit, ku rezultoi se kërkohej nga shteti italian për trafik droge. Por ekstradimi i tij tashmë është pezulluar, pasi pritet që të hetohet me akuzën e vrasjes.

Trupi i viktimës u gjet një ditë më parë, i mbuluar me zhavorr ndërkohë që ka qenë gjysmë i dekompozuar. Kjo vërteton se ai mund të jetë vrarë që në ditën e parë të zhdukjes së tij rreth dy javë më parë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!