Përplasja Meta-Rama/ Bumçi: Vendimi i Presidentit është gjykuar i drejtë

schedule16:00 - 11 Janar, 2019

schedule 16:00 - 11 Janar, 2019

Përplasja mes institucionit të Presidencës dhe Kryeminsitrit për deputetin demokrat Aldo Bumçi është dhe politike dhe juridike, pasi sipas tij politika është menaxhim i interesit publik. I ftuar në studion e ABC News Bumçi tha se vendimi i Presidentit është gjykuar gjërësisht i drejtë, ndërsa argumentat që Presidenti është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme bien.

“Në rastin në fjalë Presidenti ka dekretuar të gjithë ministrat përveç njërit, edhe minstren e arsimti nga kosova pra argumentat që Presidenti është sjellë në mënyrë të papërgjegjshme bien sepse edhe Besa Shahini është nga Kosova. Këtu kemi të bëjme me shkelje ligjore dhe me konsiderata më të gjëra që nuk janë vetëm të Presidentit.

Kemi parë një reagim se nuk është thjesht një debat i ngurtë teknik. Vendimi i Presidentit është gjykuar i drejtë dhe çështja nuk është thjesht një ministër, por është një çështje më e madhe se kaq.

Këtu ne nisim me një qëndrim të qartë, se Kryeministri është i vetmuar, nuk ka mbështetje as nga PS, është pa mbrojtje, Edi Rama është i vetëm”.

Për Bumçin Shërbimi i interesit publik është gjykuar me mosdekretim, ndërkohë që rendit argumentat ligjorë të Presidentit për mosdekretim që janë: mospasja e çertifikatës së sigurisë për 7 muaj, dhënia e certifikatës për 24 orë, që është shkelje e ligjit.

“Presidenti ka rreshtuar 3 argumenta. Po e nisim me atë ligjor, me certifikatën e sigurisë, është shkelje e ligjit, është përgjegjësi politike. Është problem politik. Ke kaluar informacion të klasifikuar për 7 muaj pa pasur çertifikatën e  sigurisë. Kjo është shkelje.

Shkelja e dytë nga shkëmbimi i shkresave u tregua publikisht që brenda 24 orëve DSIK i ka dhënë zotit Cakaj certifikatën e sigurisë. Ky proces nuk mund të kryhet brenda 24 orësh.  

Në argumentimin e Presidentit kemi argumenta ligjorë ku janë shkelur dhe kjo mjafton për të mos bërë dekretimin dhe për të filluar hetimin. Ky institucion (DSIK) sot ka humbur besueshmërinë . Nga aspekti ligjor është i përmbushur plotësisht me dy shkelje”.

Duke kaluar te argumentat politikë të Presidentit për mosdekretimin e Cakajt,  Bumçi sqaron se Presidenti bazohet jo vetëm te çështjet ligjore e juridike, por edhe më të gjëra për interesin e shqiptarëve dhe Presidenti rreshton dy argumenta që janë: procesi i hapjes së negociatave,  marrëdhëniet me fqinjët, negociatat Serbi-Kosovë, ku shqipëria nuk mund të jetë indiferente.

“Nga ana tjeter argumenti politik ëhstë që të bazohesh në interes amë të gjera dhe presidenti ka rreshtuar disa sfida. Presidenti bazohet jo vetëm te çështjet ligjore e juridike, por edhe më të gjëra për interesin e shqiptarëve dhe Presidenti rreshton dy argumenta që janë: procesi i hapjes së negociatave, marrëdhëniet me fqinjët, negociatat Serbi-Kosovë, ku Shqipëria nuk mund të jetë indiferente dhe një ministër i ri duhet të njihet me punën, njerëzit, homologun e një shteti tjetër. Dhe vendosja e një personi pa përvojë do ngadalësojë çdo proces”.

Për Bumçin problemi kryesor është Kryeministri Rama, i cili qeveris i vetëm.

“Ne po merremi me ministrin, por problemi kryesor është Kryeministri. Edi Rama qeveris i vetëm. Nga ana tjetër ndryshimi i gjithë qeverisë do të thotë dështim i kryeministrit”. /abcnews.al