Policia sqaron dinamikën: Si nisi sherri dhe u vra me thikë 28-vjeçari në Elbasan

schedule21:00 - 5 Nëntor, 2021

schedule 21:00 - 5 Nëntor, 2021

Policia e Elbasanit ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, pas një konflikti mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, që është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me thikë.

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve Florenc Kovaçi rreth 28 vjeç ndërroi jetë ndërsa vëllai tjetër Mikel Kovaçi 19 vjeç ndodhet në spital.

Gazetari i ABC, Aldo Kozarja mësoi se shkak i sherrit ka qenë një vajzë. Shërbimet e policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!