Arilena Ara paralajmëroi pak kohë më parë se po punon për albumin e saj të parë, me titull Pop Art. Pritjes i ka ardhur fundi pasi këngëtarja ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale, se albumi do të publikohet ditën e nesërme. Pjesë e tij janë disa bashkëpunime, mes së cilash me Dafina Zeqirin, Noizy-n dhe 2PO2.
“Ngrini volumin dhe bëhuni gati të kërceni me ALBUMIN “POP ART”, gjejeni pak, do të publikohet NESËR!!! Jam shumë e emocionuar”, ka shkruar këngëtarja. Më parë, këngëtarja e ka konsideruar këtë një projekt madhor nëpërmjet të cilit ka shprehur “ngjyrat që jetojnë brenda meje”.
“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, shkroi më parë Arilena. /abcnews.al