Një diplomat rus është gjetur i pajetë pranë një ambasade shtetërore në Berlin.
Mediat gjermane bëjnë me dije se trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm, ku dyshohet se ka rënë nga kati i sipërm i ambasadës në Behrenstrasse. Ambasada ndodhet në lagjen Mitte të qytetit.
Identiteti i viktimës akoma nuk është bërë me dije, por në media thuhet se bëhet fjalë për një 35 vjeçar që ishte sekretar i dytë i ambasadës në Berlin që nga vera e vitit 2019.
Ndryshe, raportohet se ambasada ruse nuk ka rënë dakord për një autopsi të trupit. /abcnews.al