Antonio Conte është tekniku më i ri i stolit tek anglezët e Tottenham.
Dje ai ka drejtuar ndeshjen e tij të parë me Tottenham dhe arriti të merrte një fitore me “ankth”. Klubi anglez po ndeshej ndaj Vitesse në shtëpi ku rezultati përfundoi 3-2 për vendasit. Ndeshja ishte e vlefshme për grupet e Conference League.
Sfida ishte shumë e ashpër dhe me shumë gola. Në pjesën e parë u shënuan të pestë golat ndërsa në të dytën u morën shumë kartona të verdhë e të kuq.
Tottenham mori të kuqin e parë në minutën e 59’ ku Romero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Ndërsa në minutën e 80’ dhe 84’ Vitesse u ndëshkua dy herë me të kuq.
Conte u shpreh se ishte një ndeshje e vështirë por arritën të menaxhonin situatën dhe morën një fitore që klubit do t’i jepte besim për të ecur më tej./h.ll/abcnews.al