Karakteristikat fizike të fytyrës dhe trupit tonë janë ato që na bëjnë unikë në këtë planet. Ne i pranojmë, i duam dhe në çdo rast përpiqemi t’i nxjerrim në pah me këshillat e duhura çdo herë, edhe më shumë, plot besim. Sytë e vegjël kanë natyrshëm sharmin e tyre, por duan “rrugën” e tyre (si të gjitha gjërat në këtë jetë, në fund të fundit). Më poshtë do të keni disa këshilla-truke në grim që mund t’i theksojnë edhe më shumë, duke “hapur” syrin.
E nëse keni sy të vegjël dhe dëshironi t’i vini në pah më shumë në grimin tuaj, duke përmirësuar përmasat e tyre, mjafton të ndiqni truket e mëposhtme të grimit.
-Filloni me lapsin/eyeliner nga mesi i qëpallës
Pavarësisht nëse përdorni laps ose eyeliner, shmangni aplikimin e tij nga këndi i brendshëm në atë të jashtëm, por filloni nga mesi i qepallës tuaj, duke tërhequr vijën drejt këndit të jashtëm.
-Laps sysh ngjyrë bezhë ose të bardhë
Është një nga truket më të njohura të makeup artistëve në mbarë botën. Mjafton një kalim me laps të bardhë ose nudo në cepin e brendshëm të syve ose në fund të qepallave për t’ju bërë të dukeni më të relaksuar dhe sytë tuaj të duken më të mëdhenj, duke i dhënë atyre më shumë dritë.
-Highlighter në cepin e brendshëm të syrit
Ne e duam theksuesin gjithsesi në grimin tonë dimër-verë. Nëse keni sy të vegjël, keni një arsye më shumë për ta përdorur atë në grimin e syve tuaj. Shënim: Mjafton një prekje me highlighter në cepat e brendshëm të syve, te vetullat dhe në qendër të qepallave për të ndriçuar pamjen tuaj, duke i bërë sytë tuaj të duken më të mëdhenj.
– Mos harroni vetullat tuaja
Vetullat janë korniza e fytyrës sonë dhe kjo veçori që aq sa nuk ju shkon mendja, mund të bëjë diferencën në pamjen tuaj të përgjithshme. Sidomos nëse keni sy të vegjël, është një tjetër truk për të “hapur” shikimin. Gjërat janë të thjeshta: Me një laps/xhel/pomad ose ndonjë produkt që ju përshtatet, plotësoni boshllëqet, theksoni formën e tyre dhe në fund me një xhel/rimeli për vetulla krihini ato nga jashtë dhe lart për një rezultat më intensiv.
-Thuaji “po” qerpikëve dhe rimelit
Për një rezultat më intensiv në look-un tuaj, mjafton të theksoni edhe më shumë qerpikët. Mos e nënvlerësoni fuqinë që mund të kenë qerpikët! Fillova me këtë dhe më pas përdora një maskara për volum dhe dendësi duke theksuar qerpikët në cepat e jashtëm të syve./abcnews.al