VIDEO/ Zbulohet dëshmia, Kabil Hunda i binte murit me kokë kur i thanë se akuzohej për abuzim seksual me 16-vjeçaren

schedule14:22 - 4 Nëntor, 2021

schedule 14:22 - 4 Nëntor, 2021

Kabil Hunda u arrestua nga policia e Gjirokastrës me akuzën se ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare, gjë të cilën nuk e ka pranuar kurrëm, ndërkohë që e mitura ndodhet në spital pas pësimit të një hemorragjie.

Siç raporton gazetari Elidon Berberi për abcnews.al, Kabil Hunda ka kaluar një gjendje të rëndë psikologjike pasi iu shpjegua nga oficerët e policisë gjyqësore se për çfarë ishte shoqëruar. Policët fillimisht janë detyruar ta shoqërojnë atë me forcë pasi nuk donte të shkonte në komisariat pa mësuar më herët shkakun.

Lexo edhe: “Vinte pinte kafe shpesh tek ne”, ky është 53-vjeçari që abuzoi për 4 vite me vajzën e nipit të tij

Akuzat që më bëhen për përdhunim sistematik ndaj 16-vjeçares nuk janë aspak të vërteta. Nuk dua të jap asnjë shpjegim tjetër për to. Do të flas në një moment të dytë”, mësohet se është shprehur ai para oficerëve të policisë gjyqësore, në prani edhe të një avokati.

Kabil Hunda ka goditur disa herë murin me kokë teksa oficerët e policisë gjyqësore e pyesnin duke i detyruar ata që të ndërpresin seancën e marrjes në pyetje.

Pas refuzimit të dhënies së shpjegimeve prej tij, dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës pasi pritet të plotësohet me dy deshmi të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!