Rinisja e reshjeve të borës kanë rënduar situatën edhe në Qafë – Thanë, kryesisht në pjesën malore te kthesa e Linit. Në terren ndodhen një numër i madh fadromash dhe borëpastruese që po mbajnë në kontroll këtë segment të rrugës Librazhd- Korçë, por reshjet e dendura të borës e mbushin rrugën shumë shpejt.
Ndërkohë në pjesën e rrugës Përrenjas- Qafë Thanë qarkullimi po kryhet normalisht. Duhet thënë se Qafa e Thanës që nga momenti i nisjes së reshjeve të borës ka paraqitur probleme të vazhdueshme dhe policia u ka bërë thirrje drejtuesve të kenë kujdes. /abcnews.al