Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kupa e Shqipërisë: Dinamo triumfon në derbi kundër Tiranës

schedule19:45 - 3 Nëntor, 2021

schedule 19:45 - 3 Nëntor, 2021

Dinamo ka mundur 2-0 në derbi ndaj Tiranës sfidë kjo për Kupën e Shqipërisë e luajtur në Air Albania.

Goli i parë në minutën 21 vjen me penalltinë e realizuar nga Ibrahimi pas faullit të portierit Bekaj ndaj Skukës.

Futbollisti i Dinamos është në një ditë të mirë dhe e vulos performancën e tij në minutën e 38 me një aksion të bukur.



Në pjesën e dytë, Tirana mundohet të kthejë rezultatin por shpërdoron me sulmuesit e saj, ndërkohë që Hoxhallari merr karton të kuq në fundin e ndeshjes.

Ndërkohë, ndeshja e kthimit do të luhet më 17 nëntor. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!