Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zlatan ka një këshillë për Mbappe: Për t’u bërë lojtari më i mirë në botë duhet të përmirësosh lojën

schedule18:44 - 3 Nëntor, 2021

schedule 18:44 - 3 Nëntor, 2021

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i ka dhënë disa këshilla sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, rrugën që ai duhet të ndjekë për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

Sipas suedezit, Kylian Mbappe, duhet të përmirësojë lojën e tij për t’u bërë lojtari më i mirë në botë.

Këtë sezon, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka  realizuar gjashtë gola dhe tetë asistime në të gjitha garat, përfshirë finalen e UEFA Nations League, kur shënoi golin e fitores për Francën.



Mbappe, 22 vjeç, gjithashtu është nominuar për Topin e Artë të vitit 2021, por Ibrahimovic beson se ai duhet ende të përmirësohet.

“Unë e dua Mbappe, por ai nuk po bën mjaftueshëm”, tha Ibrahimovic për Telefoot.

“Ai mund të bëhet kaq i mirë nëse mëson të lëndojë veten. Ai duhet të shijojë gjakun, të ecë në zjarr”.

“Rrethoni veten me njerëz që ju thonë se nuk jeni mjaftueshëm i mirë dhe do të bëheni më të mirët”, përfundoi Ibra. G.D /abcnews.al/

Mund të jetë një imazh i ‎2 persona dhe ‎teksti që thotë "‎"" م LIGUE uber Eats I love Mbappe, but he isn't doing enough. He can become very strong if he hurts himself. He needs to taste blood and walk on fire. Surround yourself with people who tell you you're not good enough and you will become the best. ZLATAN IBRAHIMOVIC on Kylian Mbappe via Telefoot‎"‎‎

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!