Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eric Adams, afro-amerikani i dytë që zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut

schedule10:21 - 3 Nëntor, 2021

schedule 10:21 - 3 Nëntor, 2021

Eric Adamas është afro-amerikani i dytë që zgjidhet kryetar i bashkisë së Nju Jorku : një ish-oficer policie dhe aktivist kundër racizmit. Ai fitoi lehtësisht në zgjedhjet për kryetarin e ri të metropolit amerikan. Demokrati 61-vjeçar fitoi ndaj kundërshtarit të tij republikan, 67-vjeçarit Curtis Sligua, sipas rezultateve të shpallura nga Komisioni Zgjedhor i Nju Jorkut.

Adams fitoi 67% të votave, krahasuar me 27% për Sliguan.

“E bëra realitet ëndrrën,” tha Adams, duke buzëqeshur në mes të një turme mbështetësish të mbledhur në një hotel në Brooklyn. Kjo fitore është kulmi i karrierës së Adams, i cili vjen nga një familje e varfër dhe është rritur në Brooklyn dhe Queens.

Në moshën 15-vjeçare ai u arrestua nga policia për dhunim të pronës private. Kjo i forcoi edhe më shumë vendosmërinë për t’iu bashkuar policisë, gjë që e bëri në mesin e viteve 1980. Pas 22 vitesh shërbimi doli në pension, raporton abcnews.al

Në vitin 1995 ai themeloi një organizatë për të luftuar racizmin në polici. Në vitin 2003 ai kandidoi për Senatin e Nju Jorkut dhe dhjetë vite më vonë u zgjodh president i Këshillit të Bruklinit, një pozicion që shënoi fillimin e zgjedhjes së tij në Bashkinë e Nju Jorkut. Adams është shumë krenar që është bërë vegan në vitin 2016 pasi u diagnostikua me diabet, dhe ai shkroi një libër për të bindur afro-amerikanët të ndiqnin shembullin e tij.

“Është historike!” tha Anthony Williamson, një punonjës 58-vjeçar, pasi votoi për Adams.  “Është fantastike, pasi kjo tregon se ne të gjithë mund të bëhemi dikush në Nju Jork dhe Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!