Ndiheni vazhdimisht të uritur? Këto janë arsyet që nuk i keni ditur

schedule10:49 - 3 Nëntor, 2021

schedule 10:49 - 3 Nëntor, 2021

Uria është shenjë natyrale e trupit që ju nevojitet më shumë ushqim. Kur jeni të uritur, stomaku mund të “ulërijë”, mund të keni dhimbje koke, nervozizëm ose paaftësi për t’u përqendruar. Nëse jeni vazhdimisht të uritur, këto janë disa arsye që do t’ju habisin.

Jeni të uritur sepse nuk hani mjaftueshëm yndyrë

Yndyra në dietë luan një rol kyç në ndjenjën e ngopjes. Kjo është pjesërisht për shkak të kohës së ngadaltë të tranzitit gastrointestinal, që do të thotë se duhet më shumë për t’u tretur dhe kështu qëndron në stomakun tuaj për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, konsumimi i yndyrës mund të çojë në lirimin e hormoneve të ndryshme që nxisin ngopjen.

Ushqimet e lëngshme

Ushqimet e lëngshme dhe të ngurta ndikojnë në oreksin tuaj në mënyra të ndryshme. Nëse hani shumë ushqime të lëngshme, si smoothie dhe supa, mund të jeni më shpesh të uritur sesa nëse hani më shumë ushqime të ngurta. Një nga arsyet kryesore që ndodh kjo është se lëngjet kalojnë nëpër stomak më shpejt se ushqimet e ngurta.

Hani në “sekonda”

Ritmi me të cilin hani mund të luajë një rol në atë se sa të uritur jeni. Disa studime tregojnë se ata që hanë shpejt kanë më shumë oreks krahasuar me ata që e konsumojnë ushqimin e tyre më ngadalë. Këto efekte janë pjesërisht për shkak të mungesës së përtypjes dhe zvogëlimit të vetëdijes kur hahet shumë shpejt, faktorë që të dy janë thelbësorë për të ndier të ngopur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!