Krujë – Një banesë është shkrumbuar nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zezë të Krujës.
Banesa mësohet se është në pronësi të A.K dhe fatmirësisht nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo pasoja në njerëz.
Njoftimi i policisë:
Me datë 03.11.2021, rreth orës 01:30, në fshatin Zezë, Krujë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/