Kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, si do të jetë moti sot

schedule07:15 - 3 Nëntor, 2021

schedule 07:15 - 3 Nëntor, 2021

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme mbizotërojnë kushtet e motit në vendin tonë, KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat Jugore. Ndërsa në Veri të territorit vranësirat pësojnë zhvillim të përkohëshme, duke sjell në këto zona momente më shira afatshkurtër.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke u luhatur nga 4°C deri në 24°C.Era do të fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës në orët e para të ditës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR gjatë mesditës dhe pasdites pritet që vranësirat të spostohen drejt Verilindjes së territorit, duke i lënë vendin kthjellimeve në pjesën më të madhe të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të paraqitet me kthjellime dhe kalime të shpeshta vranësirash, KU më të dukshme do të jenë në Lindje të vendit. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që kthjellimet të jenë dominante në një pjesë të mirë të MV.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!